Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në Lituani ka vizituar qendrën e regjistrimit për refugjatët e luftës, ku bashkëbisedoi me ukrainas dhe me organizata humanitare.
“Populli i Kosovës e ka përjetuar ngjashëm tmerrin e luftës, gjenocidit dhe dëbimit me dhunë nga shtëpitë e tyre, prandaj u solidarizuam me ukrainasit, krah të cilëve janë bashkuar të gjithë popujt liridashës të botës”, tha Presidentja Osmani.