Komisioni i Rithemelimit në PD-së ka publikuar kalendarin e takimeve që Sali Berisha dhe Ibsen Elezi, dy kandidatët për kryetar të partisë më të madhe në opozitë do të zhvillojnë nesër. Sali Berisha ka refuzuar përballjen direkte me Elezin.
Nesër dy kandidatët do të kenë takime të ndara, por me distancë vetëm 90 minuta njëri nga tjetri në Lezhë. Në 22 maj është data e zgjedhjeve.
Njoftimi i plotë
Njoftim i Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale në
Partia Demokratike.
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, njofton që në mbledhjen e tij dt 14 maj 2022, u diskutua kalendari i takimeve të dy kandidatëve për Kryetar të PD.
Bëjmë me dije se turi i takimeve vijon:
E diel, dt 15 maj 2022
Ora 10.00 – Z. Ibsen Elezi takim me anëtarë dhe simpatizantë të PD në Kurbin
Ora 12.00 – z. Ibsen Elezi takim me anëtarë dhe simpatizantë të PD në Mirditë
Ora 18.30 – z. Ibsen Elezi takim me anëtarë dhe simpatizantë të PD në Lezhë
Ora 17.00 – z. Sali Berisha takim me anëtarë dhe simpatizantë të PD në Lezhë
Ora 18.30 – z. Sali Berisha takim me anëtarë dhe simpatizantë të PD në Shkodër
Komisioni ka marrë menjëherë masat për njoftimin e degëve përkatëse në lidhje me kalendarin e takimeve.
Komisioni fton të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike të bëhen pjesë e fushatës për zgjedhjen e Kryetarit të PD që do të finalizohet në votimin e datës 22 maj 2022.