-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rrëzimi i rezolutës për gjenocidin në Bosnjë, Berisha: Turpi u mbetet shqiptarëve

Kryesoret

Në fjalën e tij në Fier, ish-kryeministri Sali Berisha u ndal dhe te rrëzimi nga deputetët e maxhorancës të kërkesës së Rithemelimit për të dënuar gjenocidin në Bosnje.

Berisha tha se vendimi i parlamentit është një turp që bie mbi të gjithë shqiptarët.

“Kryeminstri shqiptar deklaroi tre ditë më parë në Bruksel se do presim deri në qershor dhe nëse nuk na i hapin negociatat ne do të rikonsiderojmë drejtimin e vendit. Në vitet 90 Ramiz Alia na thoshte se nuk jemi as Lindje as Perëndim. Enver Hoxha na çonte ku donte vetë.

Tani na del Edi Rama. Ku do shkosh mor zotëri që paskësh nevojë të rishohësh orientimin tonë, dejt Beogradit apo drejt Stambollit.

Jo mor zotëri e yll polar do të kemi Bashkimin Evropian. Shikoni në ç’kërcënim është interesi ynë kombëtar. Po ndalem te shembulli tjetër, në mënyrë të paimagjinueshme deputetët e PS-së votojnë kundër dënimit të gjenocidit në Bosnje. Ai turp na ka ranë dhe ne të gjithëve, nga unë te ju e të gjithë ne.

Ata e votuan por turpi u mbetet të gjithë shqiptarëve. Me këtë vendim ti shkelmon mbi kombin tënd. Shkelmon dhe mbi ato viktima të Bosnjës dhe që janë më shumë në Kosovë shqiptarë. Po si mundet? Pse po ndalem këtu. Unë e kuptoj që njerëzit kanë 1000 halle të tjera, por problemi është që nëse nuk mund të zgjidhet kjo, nuk mund të zgjidhet asgjë. Duhet të mbrojmë interesin kombëtar, nëse duam të ndërpresim këtë rrokullisje të madhe. Ne sot përpara të tjerëve jemi më të përçuar. Kemi pësuar genocide ciklike, nuk pranojmë një genocide të sanksionuar nga dy gjykata ndërkombëtare”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit