Presidenti Ilir Meta i ka shprehur ngushëllimet familjes për ndarjen parakohe nga jeta të ish-deputetes socialiste, Edlira Haxhiymeri, e cila vuante nga një sëmundje e rëndë prej disa vitesh.
“Pikëllues lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të pedagoges së përkushtuar për mbi tre dekada, studiueses dhe ish-deputetes së Partisë Socialiste, Edlira Haxhiymeri.
Personalitet në shkencat sociale dhe arsimin shqiptar, model i vlerave të larta qytetare dhe pedagogjike, shembull i thjeshtësisë, korrektesës dhe integritetit, do t’i jemi përherë mirënjohës për kontributin e vyer të dhënë për progresin e shoqërisë dhe të politikës shqiptare.
Ngushëllimet më të ndjera familjes, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të shumtë” shkruan Meta.