Kandidati për kryetar për PD-në, Ibsen Elezi ka zhvilluar këtë të diel takim me demokratët e bazës në Kurbin.
Në fotot e publikuara nga ai, portreti i rivalit të tij, Sali Berisha qëndronte i varur sipër kokës së Elezit.
Ai ka deklaruar para demokratëve se duhet që për kreun e PD-së të bëhet një garë e drejtë dhe se ai do ti shkojë deri në fund nismës së tij.
“Ne si parti jemi parti jemi parti e djathtë. Duhet të futemi në garë. Kush është më i zoti del atje. Unë këtë debat e kam me Berishën prej kaq kohësh. Procesverbali i manipuluar sy më sy”, është shprehur ai.