Policia e Kosovës ka njoftuar se të shtunën rreth orës 15:30, në fshatin Ballaban të Prishtinës, ka ndodhur një grabitje me armë.
Viktimë e grabitjes ka rënë një punëtor i një poste të shpejtë, i cili sapo kishte dërguar një porosi. Tre të dyshuar deri më tani të panjohur nën kërcënimin e armës ia kanë marrë makinën, dy telefona dhe para.
Policia shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes dhe pas disa veprimeve hetimore u bë e mundur gjetja e makinës, i cili iu kthyer të pronarit.