-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ukraina rrëmben fitoren në “Eurovision”, ja renditja e plotë

Kryesoret

Ukraina është shpallur fituese e “Eurovision 2022”. Orkestra “Kalush” me këngën “Stefania” arriti të grumbullojë 631 pikë, duke lënë pas Britaninë e Madhe dhe , Spanjën të cilat u renditën respektivisht në vendin e dytë dhe të tretë.

Ishte vota e publikut ajo që përmbysi rezultatin duke i dhënë Ukrainës vendin e parë në garë. Ukraina mori në total 449 pikë nga publiku, ndërsa 182 pikë nga juria e shteteve.

Pasi përfunduan performancën e tyre me këngën “Stefania”, e kënduar në gjuhën ukrainase, e cila është një homazh për nënën e Psyuk, Orkestra Kalush bënë edhe një thirrje për të ndihmuar Ukrainën.

“Ju lutem ndihmoni ukrainën dhe Marioupolin. Ndihmoni Ukrainën tani”– thanë ata në përfundim të performancës.

Pikët maksimale nga juritë e shtetve ishin për Britaninë e Madhe me 283 pikë, që ndiqej nga Suedia dhe Spanja. Kujtojmë se Shqipëria, e përfaqësuar nga këngëtarja Ronela Hajati me këngën “Sekret”, nuk arriti të kualifikohej në finale. Ndërsa sa i përket pikëve të jurisë shqiptare, Italia u vlerësua me 12 pikë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit