Gjatë aksidentit me kamion në Vlorë, janë shënuar dy viktima.
Viktimat mësohet se janë dy të rinj, Armand Beu, 32 vjeç, banues në Kavajë dhe pasagjeri Klajdi Kaja, 28-vjeç, gjetën vdekjen në vend, ndërsa trupi i 28-vjeçarit, mbeti i bllokuar poshtë inerteve, për rreth 2 orë.
Burime për mediat bëjnë me dije se drejtuesi i kamionit duke zbritur me ngarkesë zhavorri nga zona e Kaninës ka humbur kontrollin duke u përplasur me shkëmbin.
Nuk dihet nëse ka pësuar defekt apo nuk kanë funksionuar frenat, por drejtuesi i automjetit i cili nga frika se mos dilte nga rruga dhe binte poshtë ( humnere) është kthyer në mes të rrugës dhe është përplasur me anën e shkëmbit, por përplasja ka qenë shumë e fortë sa të dy trupat kanë dalë nga xhami i kamionit, por ngarkesa me zhavorr e kamionit i ka mbuluar të dy trupat.
Dy punëtorët, njëri në drejtim të mjetit e tjetri në vend të parë janë mbuluar nga inertet, ndërsa trupi njërit prej viktimave u nxorr dy orë më vonë.
Policia thotë se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.