-sidi education-spot_img
-1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Drejtori i Antimafias italiane: Trafikantët shqiptarë punojnë për Ndrangheta-n

Kryesoret

Drejtori i Përgjithshëm i Departamentit të Antimafias Italiane Maurizio Vallone ka deklaruar këtë të hënë se mafia shqiptare punon për Ndrangheta, raportojnë mediat italiane.

“Mafia shqiptare ka nënkontraktuar menaxhimin e trafikut të drogës nga ‘Ndrangheta në Liguria”, tha Vallone.

Kështu ka raportuar sot Maurizio Vallone në margjinat e përurimit të ekspozitës udhëtuese, në Genova, me rastin e tridhjetë vjetorit të departamentit të hetimit antimafia.

“Për më shumë se 30 vjet, Liguria ka parë praninë e të gjitha mafiozëve. Por hetuesit arritën të përballonin infiltrimin”, shtoi ai.

Genova është një port që kohët e fundit ka qenë nën vëzhgim të ngushtë nga hetuesit dhe këtë e dëshmojnë sasitë e mëdha të drogës së kapur.

Aty ku ka më shumë rrëmbime është sepse ka më shumë vëmendje.

Konfiskimet e fundit në portin e Genovas nuk tregojnë domosdoshmërisht se ka pasur një rritje të tranzitit të drogës në këtë port, por aftësitë hetimore janë përmirësuar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit