Një i mitur shqiptar, emigrante në Greqi, ka mbetur i plagosur në Janinë.
Ngjarja ndodhi në qendrën sportive të Kiafas. Mediat greke raportojnë se ai është plagosur me thikë nga një bashkëmoshatar i tij nga Kurdistani.
Ngjarja thuhet se ka ndodhur pas një grindje me autorin, duke bërë që sherri të shkoi deri në përdorimin e armëve të ftohta.
Bashkëmoshatari i tij ndodhet në ambientet e paraburgimit, ndërsa thuhet se dhe ai është lënduar lehtë. Aktualisht shqiptari ndodhet në spital, ndërsa nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.