-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Presidenti i ri, Rama nuk lëshon “pe”: Pse t’ia lëmë PD-së? Presim edhe dy raunde

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama nuk lëshon asgjë për Presidentin e ri. Ai hodhi poshtë kërkesën e kryetarit të grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj që propozimi i parë t’i lihej opozitës. Rama tha se nuk shikon asnjë arsye që PS të bëjë një gjë të tillë.

“Pala tjetër nuk ka vullnet. PS nuk ka emra për momentin. Për cfarë arsye PS duhet të dorëzojë të drejtën që të marrë pjesë në proces dhe t’ia kalojë, kujt?

Se nuk po dimë edhe kë kemi në anën tjetër, sepse kemi lloj copash dhe çikash, nuk ka logjikë kjo. Nëse nuk biem dakord rrugët ndahen dhe vendos vota” tha ai.

Strategjia e PS-së duket se është e qartë, që të presë tre raundet e  para dhe në dy të fundit kur të vijë momenti për shumicë të thjeshtë të zgjedh emrin që dëshiron.

Ne do të presim me durim deri në fund, nëse do të ketë dëshirë nga pala tjetër, që mesa duket nuk ka, sigurisht që ne nuk do të mbetemi pa ezauruar mandatin që na ka dhënë Kushtetuta” tha ai.

Opozitën e quan “copë e çikë”, por me kë do të negociojë? “Nuk kemi me të negociojmë. Por presim. Nuk është e nevojshme t’i ndajmë, dihet se me kë nuk negociojmë dhe refuzojmë ta marrim në konsideratë” tha ai, referuar Sali Berishës.

Në fund me ironi, tha se nëse opozita ka ndonjë emër nga grupi parlamentar, le ta propozojë. “Nëse ata kanë ndonjë që ne nuk e kemi parasysh që është në parlament dhe që i plotëson nevojat që ka vendi për president, le të vijnë të na thonë dhe mbase ka ndonjë që ka mbetur i pazbuluar, por nga sa shohim janë jo vetëm të pazbuluara, por të pa mbulueshëm” përfundoi ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit