Ish-sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo po zhvillon një vizitë në Tiranë. Ai mori pjesë në dy aktivitete, firmosjen e një memorandumi për bashkëpunim në fushën e energjisë, gazit dhe 100 vjetorin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Kryeministri Edi Rama ka postuar disa foto nga takimi me Pompeon, ndërsa thekson se folën për disa cështje.
“Me Sekretarin e Shtetit Amerikan, Mike Pompeo, folëm për lidhjen e ngushtë mes Shqipërisë e SHBA, pasojat e luftës mbi zinxhirin ekonomik, projektet amerikane në Shqipëri, situatën në rajon dhe bukurinë e rrallë të vendit tonë” shkruan Rama.