-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ish-krahu i djathtë i Trumpit vjen në Tiranë dhe i jep një goditje Berishës

Kryesoret

Ish-sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo ishte sot në Tiranë për 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA-së. Ai vlerësoi raportet dhe bashkëpunimin me Shqipërinë.

E ndërsa kërkoi që të luftohet korrupsioni dhe të ruhet demokracia, në mënyrë indirekte ish-krahu i djathtë i Presidentit të SHBA-së kishte një përgjigje edhe për Sali Berishën, që shpreson te heqja e “non grata”-s nëse rikthehet Donald Trump dhe se sipas tij lufta e Yuri Kim kundër tij është personale.

Pavarësisht që ambasadorja jonë punon tani për Biden dhe pse është emëruar nga Trump përkushtimi vazhdon njëlloj” tha ai duke dhënë përgjigjeve dyshimeve për politikën amerikane.

Është kënaqësi për të qenë këtu në këtë përvjetor. Secili nga kombet tona ka kaluar plot në këto 100 vite. Kohët kanë ndryshuar. Pavarësisht që ambasadorja jonë punën tani për Biden dhe pse është emëruar nga Trump përkushtimi vazhdon njëlloj. Kur u emërua Kim më mori ambasadori Beker dhe po flisnim për disa prej gjërave që keni arritur dhe ai mbante mend momentin kur erdhi në Shqipëri.

Ai e dinte se diçka unike ndodhi atë moment. Në 1986-89 kam qenë ushtar, kam shërbyer në Europë në Gjermani. Dy javë përpara asaj që ndodhi në Gjermani, ika. Dy vite më vonë ajo liri erdhi në Shqipëri dhe marrëdhënia mes dy vendeve është e fortë. Dy kombet tona kanë punuar për krah NATO-s dhe kundër terrorizmit. Shpreosj që të vendosim një divizion të plotë këtu që të bëheni më të fortë ushtarakisht.

Kjo miqësi do të ketë edhe 100 vite të tjera. Unë kam shërbyer si në opozitë dhe me shumicën, thjesht duhet vullnet i mirë për të mbrojtur demokracinë tonë, për të shkulur korrupsionin dhe për të mbrojtur demokracinë. Ju lutem më bëni edhe një ftesë kur të kemi edhe 125 vjetorin” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit