Anëtarja e Komisionit të Rithemelimit të PD-së, Evi Kokalari ka reaguar pas vizitës që po zhvillon ish-sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo në Tiranë, ku mori pjesë në dy aktivitete, firmosjen e një memorandumi për energjinë dhe 100 vjetorin e marrëdhënieve mes dy vendeve, ku një përgjigje indirekte mori edhe Sali Berisha në lidhje me përplasjen me Yuri Kim. Kokalari jep versionin e saj për vizitën e ish-zyrtarit të lartë të SHBA-së.
“Disa gjera qe duhet të keni parasysh nga vizita e Mike Pompeos ne Tiranë.
1. Mike Pompeo është në Shqipëri në kapacitetin e një personi privat dhe kjo nuk është vizitë zyrtare.
2. Mike Pompeo është në Tiranë për të dhënë një fjalim tek një komunitet jo Shqiptar, të cilën po e bën në këmbim të një shumë të majme parash, dhe nuk ka ardhur as për qeverine e Ramës, as për opoziten falco me seli tek rruga Elbasanit, dhe as për 100 vjetorin e miqësise midis Shqipërise dhe Amerikës.
3.Ardhja e tij është kordinuar me ambasadën siç bëhet zakonisht në këto raste dhe Ms. Kim ka organizuar disa evente për të, ku hyn dhe konferenca me grupin parlamentar sot, si dhe një cmim te organizuar nga UT dhe kjo me pagesë.
Mos bini preh e filmave që duan t’ju seshin në mbështetje të luftës kundër opozitës Shqiptare. Z. Pompeo i është dërguar një shpjegim i detajuar i ngjarjeve politike të fundit në Shqipëri dhe nuk është këtu për të përkrahur axhendën politike të askujt.
Për arsye sigurie, informacionet e tjera mund t’i shkruaj mbas largimit të tij nga Shqipëria.
Javë të mbarë të gjithëve” shkruan ajo.