Deputetja e PD-së, Grida Duma është shprehur se procesi për zgjedhjen e presidentit po kthehet në farsë.
Nëpërmjet një statusi në Facebook, Duma thënë se mos paraqitja e ndonjë kandidati për president nga ana e opozitës po i lë dorë të lirë PS të vendosi vetë. Ajo është shprehur se opozita nuk mund të jetë naive sa të paraqes vetëm kriteret, i duhet patjetër të dal dhe me emra, që ta bëjë detyrën e saj deri në fund.
“Zgjedhja e Presidentit të Republikës nuk mund të kthehet në farsë politike. Dhënia thjeshtë e kritereve nga opozita për PS-në, pa asnjë kandidaturë konkrete, do të thotë t’i japësh mundësinë maxhorancës, të tallet politikisht.
Të zgjedhë një kandidat të PS-së, duke thënë “kënaqa” dhe PD-në se ishte me kriteret e tyre!!!Ne nuk mund t’ju japim kritere dhe vetëm kaq, se do të ishte ironi e madhe. Në raundet e para kandidati duhet të jetë i opozitës.
Se nëse themi e i drejtohemi maxhorancës se nuk ka legjitimitet sepse e bën shumicën me mandatet edhe të vjedhura; nuk mund të kemi naivitetin dhe të themi që kemi besim tek zgjedhja e maxhorancës me kriteret tona. Opozita të ketë një kandidat të sajin, e më pas nëse nuk votohet, maxhoranca i ka votat për ta pasur e votuar e vetme.” është shprehur ajo.