-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Fati i vulës së PD-së në Apel, Berisha: Gjykata u bë palë me Ramën dhe Yuri Kimin

Kryesoret

Ish-lideri i PD-së, Sali Berisha është shprehur se për 3 javë me radhë Gjykata e Tiranës nuk i ka dhënë grupit të tij një kopje të vendimit të gjykatëses Blerina Muça në mënyrë që ata të kishin mundësi të apelonin vendimin.

Berisha është shprehur se një gjë e tillë ka ndodhur pas ndërhyrjes së Edi Ramës dhe ambasadores së SHBA-ve, Yuri Kim.

“Deklarata e pare ne historine e botes! Te dashur miq, prej tre javesh, ne kundershtim flagrant me ligjet e vendit gjate te cilave Gjykata e Tiranes nuk i dha PD nje kopje te vendimit anti ligjor te gjykateses Blerina Muça, e cila ne kundershtim flagrant me ligjin dhe me nderhyrje antikushtetuese te Edi Rames dhe Guvernatores Kim (sic e pohoi ajo vete) shpalli pale ata qe kurre nuk kane qene pale. Kete vendim antiligjor kjo gjykate e dergoi sot ne ne Apel, perseri duke mos ia dhene vendimin PD, e cila ishte pale e vetme ne proces. Por ky akt antiligjor ne nje rast unik ne historine e Shqiperise dhe te botes, shoqerohet nga nje deklarate politike e gjykates se Apelit publikuar dy ore para se sa te hidhet shorti per gjyqtarin qe do te shqyrtonte çeshtjen. Kjo deklarate qe asnjehere nuk eshte bere ne paradhenie nga ndonje gjykate, as ne diktature, deshmon ne menyre te pakundershtueshme: 1- nderhyrjen e turpshme dhe diktimin e nje deklarate te tille gjykates nga Edi Rama, e cila tregon perpjekjet e tmerrshme per ndikimin ne drejtesi. Duke denuar me ashpersine me te madhe kete nderhyrje brutale ne punen e gjykatave, rikujtojme se nje deklarate e tille nuk eshte bere as kur Alibasha sulmoi eger gjykatesin e gjykates se Tiranes, nje dite para se te vendoste per kuvendin e 11 Dhjetorit te vitit 2021 te PD,” është shprehur Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit