Policia ka në dorë foton e autorit që qëlloi me armë zjarri në këmbë Ardit Kërtushën dje në Durrës duke e lënë të plagosur, por jashtë rrezikut për jetën.
Ai ishte i ulur në lokalin e “Noizyt” kur autori, me kapele dhe kufje për të mos tërhequr vëmendjen, iu afrua duke e qëlluar. Autori ende nuk është kapur.
Ardit Kërtusha ka qenë ish-kandidat për kryetar të PS-së në Durrës në 2020, por në fund u tërhoq nga gara.

Një vit më pas, si pasojë e pakënaqësive me pushtetin, në prag të zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit iu bashkua PD-së së drejtuar nga Lulzim Basha.