-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Policia shkatërron bandën mafioze në Itali, mes 30 të arrestuarve dhe një shqiptar

Kryesoret

Policia italiane ka goditur një grup prej 30 personash dhe njëri prej tyre shtetas shqiptar. Grupi drejtohej nga një 64-vjeçar me origjinë siciliane dhe bashkëshortja e tij. Banda u godit kur po tentonte të trafikonte armë dhe drogë.

Njëra nga armët e kapura është përdorur në vrasjen e sipërmarrësit Donato Carbone. 30 personat u arrestuan nga karabinierët në provinca të ndryshme të Lombardisë, me akuza të ndryshme për trafik dhe mbajtje pa leje të armëve, trafik droge, grabitje, zhvatje, vjedhje dhe pastrim parash.

Sipas policisë, bëhet fjalë për një grup të madh kriminal italian që ka krijuar një rrjet trafiku droge dhe armësh, që ka lidhje me kriminelë të fuqishëm.

Grupi, i përbërë nga 29 shtetas italianë dhe një shqiptar , drejtohej nga një 64-vjeçar me origjinë siciliane , me banim në Cologno Monzese, i cili së bashku me gruan e tij kryenin grabitje, zhvatje dhe mashtrime.

Ata pastronin para të cilat më pas riinvestoheshin në furnizimin me armë klandestine dhe në importimin nga jashtë të sasive të mëdha të lëndëve narkotike, të cilat tregtoheshin në të gjithë Lombardinë.

Nga viti 2017, vit në të cilin kanë nisur hetimet, deri në dhjetor 2021 janë sekuestruar 58 kilogramë lëndë narkotike përfshirë hashash dhe kokainë, 4 pistoleta të kalibrave të ndryshëm dhe një automatik Skorpion me silenciator.

Një nga armët e sekuestruara është përdorur nga organizata kriminale për vrasjen e biznesmenit 63-vjeçar Donato Carbone, e cila ndodhi në Cernusco sul Naviglio, në zonën e Milanos, më 16 tetor të vitit 2019 .

Ishte fjala për një hakmarrje për shkak të borxheve. Më pas, vrasësi dhe drejtorët u arrestuan dhe u dënuan me burgim të përjetshëm.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit