-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shehaj: Rama të dalë edhe të japë llogari për pronën që i dha Xhaçkës

Kryesoret

Deputeti i PD-së, Agron Shehaj, gjatë një konference për mediat, është shprehur se çdo ditë e më shumë po dalin fakte sesi tokat në bregdet po grabiten nga figurat politike të PS-së.

Shehaj, gjithashtu ka shtuar se kryeministri Edi Rama duhet të dal në një interpelancë për të treguar sesi i dha pronën në bregdet familjes Xhaçka.

“Partia Demokratike ka thirrur në interpelancë kryeministrin Edi Rama në lidhje me shpalljen investitorë strategjikë të familjarëve të ministres Xhaçka.

Kryeministri Rama duhet të japë llogari para qytetarëve se si me vendimin e qeverisë te datës 2 mars 2022 i dha pronën publike në përdorim në Dhërmi familjes Xhaçka.

Te japë llogari se si po falën qindra mijëra hektarë tokë shtetërore për oligarkët.

Partia Demokratike është e angazhuar të mbrojë interesin publik nga ministrat dhe zyrtarët strategjikë të qeverisë, dhe do vazhdojë të denoncojë të gjitha aferat korruptive të kësaj qeverie,” është shprehur Shehaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit