-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“U shmang nga ish-sekretari i Trump,” Berisha: Shpifje!

Kryesoret

Ish kryeministri, Sali Berisha gjatë takimit me demokratët e Beratit ka folur për takimin e pazhvilluar mes tij dhe ish-sekretarit Pompeu.

Berisha është shprehur se nuk ka kërkuar një takim të tillë

“Shpifin dhe trillojnë se unë kam kërkuar takim me të. Kurrë nuk kam kërkuar takim. Këto ditë patëm një vizitë të ish-sekretarit Mike Pompeu, dua t’ju them se kam ndjerë një trishtim të madh. Absolutisht jo sepse nuk u takova, sepse unë tani jam në një proces.

Por çfarë ndodhi miqtë e mi. Kush e ftoi në konferencën e 100 vjetorit ish-sekretarin? Ftesat u shpërndanë nga Taulant Bego Yaris, i cili me të gjithë dokumentat është 56 herë udhëtar me Edmond Begon, të dënuar për trafik droge, i njohur botërisht.

Ish-sekretarin e shtetit mund ta ftonte Ministria e Jashtme, Universiteti, bota akademike, institute ndërkombëtar, por që ta ftonte Taulant Balla, e di ç’më kujtoi o miqtë e mi?

Më kujtoi Saimir Tahirin në Shtëpinë e Bardhë. Aty shkohet me ministrin e Jashtëm se ka një rregull protokollar, se po shkove me tre, do pritesh me tre. E kanë shumë të studiuar protokollin. Por atij që nuk i shkon kurrë të shkojë aty është ministri i Brendshëm. Ky e mori na e çoi. Por na e çoi në një kohë kur Saimir Tahirin e kishim akuzuar me dokumenta se makina e tij po përdorej për trafik droge nga Habilajt, jo vetëm ne por dhe shefi i anti-drogës Zagani. I njëjti mekanizëm u përdor dhe me Ballën,” është shprehur ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit