Një aksion i SPAK për të kapur anëtarët e bandave kriminale ka nisur pak pas mesnate. Mësohet nga Prokuroria e Posaçme janë lëshuar rreth 32 urdhër. Këta urdhër arreste përfshinë emra të njohur nga bota e krimit dhe mes tyre ka emra nga policia e shtetit.
Këta të fundit dyshohen se kanë shpërdoruar detyrën dhe kanë ndihmuar bandat kriminale në aktivitetet e tyre. Aksioni i SPAK është shtrirë në 4 qytete Tiranë, Durrës, Fier, Elbasan dhe Korçë.
Akuzat e ngritura nga SPAK janë për vrasje, shantazh, rrëmbim.
Paraprakisht dyshohet se urdhër arrestet janë lëshuar pasi i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, ka treguar bashkëpunëtorët dhe urdhëruesit e disa ngjarjeve kriminale të ndodhura kryesisht në qytetin e Elbasanit.
Dumani u arrestua pak javë më parë në qytetin e Fierit, në një aksion të policisë së shtetit, pasi i shpëtoi një përplasje me armë në rrethrrotullimin e Bradasheshit në Elbasan.