Prej orëve të para të mëngjesit të sotëm Elbasani është rrethuar nga forca të shumta të policisë lokale dhe RENEA-s që janë vendosur në kërkim të personazheve të njohur të botës së krimit të akuzuar për disa vepra penale.
Suel Çela, djali i biznesmenit Petrit Çela pronar i tregut agro-ushqimor është shpallur në kërkim nga SPAK.
Ai është personazh i njohur për drejtësinë, pasi më parë ka qenë në kërkim dhe i akuzuar për disa ngjarje.
Gjithashtu urdhër arresti është lëshuar edhe për dhëndrin e Qazim Sejdinit, Sokol Sanxhaktari që aktualisht ndodhet pas hekurave i akuzuar për vrasje.
Në Tiranë mes personave në kërkim është Ervis Martinaj. Biznesmeni u bë i njohur pas masakrës së Bllokut disa vite më parë.
Arrestimet erdhën pas dëshmisë së Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhajt, të cilët pranuan që të flisnin duke treguar porositësit e krimeve. Në kërkim janë 32 persona.