-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Atentati në Hotel Voloreka/Policia arreston bashkëpunëtorin, autorët në arrati

Kryesoret

Një 33-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës për ngjarjen e ndodhur rreth 1 muaj më parë në Hotel Volorekën në Pogradec. Mësohet se i riu ka qenë në dijeni ngjarjen që ndërmorën Firdeus Berberin dhe Grejs Maxharin, dhe ai nuk ka kallëzuar në polici.

Ngjarja e ndodhur në 26 prill, ku mbeti i plagosur djali i pronarit, Joans Muçllari akoma nuk është bërë arrestimi i autorëve.

Njoftimi i Plotë

Tiranë

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Gjurmimi”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 2.

Përkrahu autorët e ngjarjes së ndodhur më datë 25.04.2022, në Pogradec, dhe nuk kallëzoi krimin në organet e Policisë, kapet dhe vihet në pranga 33-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Gjurmimi”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:

  • B. B., 33 vjeç banues në Pogradec.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.

Shtetasi B. B., së bashku me 5 persona të tjerë (të arrestuar në flagrancë), nuk kanë kallëzuar në Polici, për ngjarjen e ndodhur më datë 25.04.2022, në qytetin e Pogradecit, dhe kanë përkrahur autorët e krimit, shtetasit F. B., 21 vjeç dhe G. M., 20 vjeç, banues në Pogradec, të cilët gjatë një konflikti, kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasin J. M., 22 vjeç, banues në Pogradec.

Veprimet e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga Komisariati i Policisë Pogradec.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit