Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj thirri sot në mbledhje deputetët për të vendosur për një emër presidenti, të cilin ata do mund ta hidhnin me votim në Kuvend.
Mësohet se Alibeaj gjatë mbledhjes ka folur për hapat e procedurës që do të ndiqet për propozimin e kandidaturës.
“Janë katër hapa te procedurës:
1. Grupi i PD-së zgjedh 4 kandidate
2. Pala tjetër (aleatet) përzgjedhin 2 kandidate
3. Ngrihet një grup i përbashkët PD – PS me 6 anëtare dhe zgjedh 1 kandidat
4. Kandidati propozohet me firma te përbashkëta PD-PS” është shprehur ai.
Kujtojmë se atij i duhen 20 firma që të mund të dërgojë në Kuvend propozimin për President.