-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Një vit nga “non grata” që riktheu Berishën në krye të PD-së

Kryesoret

Fiks një vit më parë, Sali Berisha u shpall “non grata” nga SHBA. Në një mesazh në “Twitter” Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, shkruante se Berisha dhe familja e tij janë shpallur zyrtarisht të papërshtatshëm për të hyrë në SHBA dhe prandaj edhe ju ndalohet hyrja në vend. Motivacioni? Korrupsion dhe minim i demokracisë.

“Veprat e korrupsionit të ish-Presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha, minojnë demokracinë në Shqipëri. Unë e shpall publikisht Sali Berishën dhe anëtarët e familjes së tij si të papërshtatshëm për të hyrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne vazhdojmë të jemi kundër korrupsionit së bashku me partnerët tanë në Shqipëri”, shkruan Sekretari Amerikan i Shtetit.

Por cfarë ndodhi më pas?

Lulzim Basha e pezulloi nga grupi parlamentar në shtator. Sali Berisha nisi lëvizjen brenda PD-së duke finalizuar “Foltoren” me Kuvendin e 11 dhjetorit të vitit të kaluar. Gjykata e njohu. Lulzim Basha dha dorëheqjen pas rezultati katastrofik të 6 marsit dhe Sali Berisha pritet që të konfirmohet në krye të partisë në zgjedhjet e 22 majit. Por cështja e vulës së PD-së është në apel.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit