-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Rama e përdor si sekser politik”/ Boçi kundër Alibeajt: Nuk mund t’i vendosësh kushte PD-së

Kryesoret

Negociatori i “Rithemelimit” për çështjen e Presidentit Luçiano Boçi nëpërmjet një postimi në Facebook ka thënë se kryeministri Edi Rama po përdor Alibeajn si sekser politik për t’i vendosur kushte PD-së.

Boçi i përgjigjet Alibeajt duke i thënë se nuk mund të vendosë kushte për t’u takuar, referuar këtu kërkesës për të mos qene i pranishëm Sali Berisha.

“Deklaron teatralisht se do të thërrasë dhe grupin e rithemelimit për negociatat me kusht!?

Një i shkarkuar nga demokratët nuk mund të vendosë kushte.

Këtë thirrje nuk e ka seriozisht dhe sinqerisht për zgjedhjen e Presidentit.

Pasi hodhi në erë procesin kushtetues për presidentin, duke u ulur në prehrin e Ramës si i preferuari i tij, tani po kërkon të kënaqë Ramën dhe të sanksionojë përçarjen e Grupit Parlamentar në dy grupime, njërin prej të cilëve e zotëron ai me hipotekë.

Grupi Parlamentar i PD është një, jo siç do ta shohë z. Alibeaj., të bërë copash.

Thirrjen e tij e vendos Kryesia e grupit, jo një deputet.
Unë dhe Z. Salianji në cilësinë e nën/kryetarit e kemi kërkuar me këmbëngulje mbledhjen e Kryesisë dhe të Grupit, ku të sanksionohej rikthimi i të shkarkuarve, por z. Alibeaj e ka refuzuar, mgjs i ka munguar dhe tagri për ta bërë.

Sot i duhet diversioni dhe përsërit refrenin e mospranimit të Z. Berisha.
Po kërkon kështu njëherazi të legalizojë veten, bashkëpunimin e pistë me Ramën dhe të vulosë përçarjen për hir të axhendave të njohura.

Z. Alibeaj me veprimet e tij të disata ka dëmtuar interesin e demokratëve dhe po shpëton fytyrën e Ramës”, shkruan Boçi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit