Kryetari i grupit parlamentar demokrat, Enkelejd Alibeaj ka njoftuar për anulimin e mbledhjes pas ndryshimit të qëndrimit të PS-së.
“Përshëndetje!
Pas ndryshimit të qëndrimit të PS lidhur me procesin e zgjedhjes se presidentit, mbledhja e sotme e grupit nuk do të zhvillohet!” ka njoftuar grupi i PD-së.
Alibeaj dhe Taulant Balla, gjatë negociatave për kritere për presidentit kishin rënë dakord që në raundin e dytë dhe të tretë kandidatin do ta propozonte grupi i opozitës. Por sipas tyre 20 firmat për do dërguar në Kuvend për votim do të ishin dhe nga opozita dhe nga maxhoranca. Kryetari i grupit parlamentar socialist e ka mohuar diçka të tillë, ai është shprehur se propozimi mund të vijë nga opozita, por me firmat e opozitës.
Në bazë të Nenit 87, pika 1, kandidati për President i propozohet Kuvendit nga një grup prej jo më pak se 20 deputetësh. Një deputet nuk lejohet të propozojë në të njëjtën kohë më shumë se një kandidat.