-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“G7”: 20 miliardë euro për Ukrainën

Kryesoret

Ministrat e Financave të G7  njoftuan sot se kanë gati 19.8 miliardë dollarë për Ukrainën dhe kanë premtuar më shumë ndihmë nëse është e nevojshme.

Zyrtarë të lartë nga SHBA, Kanadaja, Japonia, Gjermania, Franca, Italia dhe Britania, vendet e G7 patën bisedime në Gjermani për financimin e Kievit, ndërkohë që vendi po përpiqet të zmbrapsë pushtimin rus.

“Në vitin 2022, ne kemi 19.8 miliardë dollarë në mbështetje buxhetore, duke përfshirë 9.5 miliardë dollarë në angazhimet e fundit, për të ndihmuar Ukrainën të mbyllë hendekun e saj të financimit dhe të vazhdojë të ofrojë shërbime bazë për popullin ukrainas” , thanë zyrtarët e G7 në deklaratën e tyre të përbashkët.

“Përveç kësaj, ne mirëpresim punën e vazhdueshme në të gjithë G7 dhe institucionet financiare ndërkombëtare për financimin e mëtejshëm të konsiderueshëm për Ukrainën, i cili kryesisht përfshin propozimin e Komisionit Evropian për ndihmë shtesë makro-financiare deri në 9 miliardë euro” thuhet në deklaratë.

“Ndihma e planifikuar shtesë për kompanitë shtetërore ukrainase dhe sektorin privat përmes Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Korporatës Ndërkombëtare Financiare (IFC) arrin në 3.4 miliardë dollarë” thuhet në deklaratë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit