-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Ndal pengmarrjen për interesat e tua”, Bardhi-Berishës: Po e fut PD-në në një rrugë pa krye

Kryesoret

Sekretari i përgjithshëm i PD-së Gaymend Bardhi përmes një postimi në Twitter ka reaguar kundër ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ai ka thënë se Berisha duhet të ndalë pengmarrjen e PD-së për interesat e tij. Gjithashtu është shprehur se po e fut Partinë Demokratike në një rrugë pa krye, duke e iyoluar dhe duke çimentuar regjimin e Edi Ramës.

“Sali Berisha duhet të dëgjojë apelin e partnerëve ndërkombëtar dhe të ndal pengmarrjen e PD për interesa të tij. Pas qëndrimit të qartë të SHBA-së, tashmë edhe partnerët e BE po flasin për rrezikun e izolimit të PD nëse Sali Berisha vijon me projektin për marrjen peng të PD.

Parlamenti Europian në Raportin për Shqipërinë për vitin 2021 (pika 41) ka mbështetur sanksionet e SHBA për personat e shpallur nongrata për korrupsion madhor dhe i ka bërë thirrje BE-së që të vlerësojë tërësisht një përafrim të mundshëm me veprime të tilla.

Ndërkohë Gunther Krichbaum deputet i CDU/CSU në Bundestag, dhe një mik dhe zë mbështetës i PD për shumë vite, ka bërë të qartë se: nëse PD dëshiron të bashkëpunojë në nivel ndërkombëtar, por edhe të marrë në dorë drejtimin e vendit, duhet të mos kthehet tek e shkuara.

Sali Berisha nuk mund të fshihet dhe të bëjë sikur nuk dëgjon dhe nuk kupton. Ky është momenti që të mos bëjë sikur nuk kupton se po e fut Partinë Demokratike në një rrugë pa krye, duke e izoluar ndërkombtarisht dhe duke çimentuar në këtë mënyrë regjimin e Edi Ramës”, shkruan Bardhi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit