-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sherr mes minorenëve në Kamzë, vihen në pranga 5 persona

Kryesoret

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 5 shtetas për vepra të ndryshme kriminale. Mes tyre dy të rinj të cilët goditen një 18 vjeçar me sende te forta, për motive të dobëta.

Policia bën me dije se dy të rinjtë, janë jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, ndërsa dy 16-vjeçare të tjerë kanë përfunduar në prangat e policië.

Sherri mes tyre ka ndodhur për motive të dobëta sipas bluve të Kamzës dhe gjatë goditjeve kanë përdorur edhe sende të forta duke u shkaktuar dëmtime personave me të cilët u konfliktuan.

Njoftim

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë kapjen dhe arrestimin e shtetasit Xh. Ll., 28 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”, pasi dyshohet se ka vjedhur në dyqanin në pronësi të shtetases Dh. G.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve S. Gj., 16 vjeç dhe Z. A., 16 vjeç, të dy banues në Kamzë. Këta shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me grushte dhe sende të forta, shtetasin E. C., 18 vjeç dhe një shtetas tjetër 16 vjeç, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë ndalimin e shtetasit në kërkim F. D., 24 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Deklaratë e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. H., 44 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit I. N., 32 vjeç, pasi ky shtetas, në bashkëpunim me 2 persona të tjerë, ende të paidentifikuar, kanë vjedhur me dhunë disa materiale, në një subjekt privat.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit