Ka përfunduar procesi i votimit për kreun e ri të Partisë Demokratike.
Në garë për kreun e ri të PD-së është Ish-kryeministri Sali Berisha dhe Ibsen Elezi.
U votua në 108 qendra votimi në të gjithë vendin.
Tani që procesi i votimit ka përfunduar, pritet që grupet e numërimit të bëjnë një pushim të shkurtër dhe për 2 apo 3 orët e para të japin një rezultat paraprak.