-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

5 arsye shëndetësore pse na duhet një qen në jetë

Kryesoret

Shoku më i mirë i njeriut thonë është qeni. Për ju që e keni tashmë një (ose disa) qen në shtëpi e kuptoni shumë mirë rëndësinë e tyre: nuk ndiheni më aq të vetmuar, duheni pa kushte dhe me një përqafim ndjeni ngrohtësi shpirtërore.

Përveç këtyre përjetimeve personale, tani do flasim për 5 përfitime që sjell për shëndetin, sipas shkencës. Ju që nuk keni ende një qen, duhet ta konsideroni, por vetëm nëse jeni të bindur që mund t’ia dilni me anën financiare dhe nëse keni kohë për t’iu përkushtuar.

– Ul presionin e lartë të gjakut dhe normalizon rrahjet e zemrës

Sipas studimeve, prania e një qeni redukton stresin, për çdo ndërveprim me të (kur e përqafon, përkëdhel, i flet) aktivizohet hormoni i lumturisë duke na bërë të ndihemi më të dashur dhe më të qetë.

– Jep më shumë mundësi për aktivitet fizik

Më lart përmendëm faktin që duhet të kesh kohë për t’iu përkushtuar dhe kjo lidhet me shëtitjet që duhet të bëjë qeni, të paktën 2 herë në ditë. Nga ky aktivitet mund të perfitosh edhe ti, duhet të ecësh për disa minuta/orë me të, duhet të përshtatesh me ritmin e tij nëse vrapon etj.

 – Ndërton muskujt ndërkohë që luan

Qentë e duan aktivitetin fizik sa më të fortë dhe sa më intensiv, duan të vrapojnë, t’i ndjekësh dhe ti, të luajnë, të të tërheqin kur po e shëtit me litar dhe të gjitha këto ndihmojnë edhe muskujt e tu. Sa më i madh qeni aq e madhe është sfida.

– “Palestër” me qenin në kushte shtëpie

Nëpër internet qarkullojnë shpesh video të njerëzve që bëjne ushtrime fizike duke përfshirë edhe qenin e tyre, duke bërë squat me qenin rreth qafës mbi shpatull, është qejf për ty, por edhe për atë.

 – Përmirëson shëndetin mendor

Prania e një kafshe në jetën e njeriut është e vërtetuar shkencërisht që të bën të ndihesh më i çlodhur, redukton dhe parandalon ankthin, të bën më social, më pak nevrik. Përgjegjësia që merr për ta rritur (siç thonë “të bëhet si fëmijë”) të formon gjithashtu edhe psikologjikisht.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit