-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Majko kritika për “Butrintin”, Margariti: PD u zgjua! Zhupa: Lëri përrallat, ndal koncesionit

Kryesoret

Sot shumica në Kuvendin e Shqipërisë pritet që të miratojë, duke i vendosur vulën koncesionit për menaxhimin e Butrintit nga fondacioni shqiptaro-amerikan. Ministrja e Kulturës Elva Margariti tha se ky nuk është koncesion, por një menaxhim më i mirë që do të bëhet nga shteti në bashkëpunim me fondin dhe sulmoi argumentet e opozitës.

“Mirëmëngjes, fatmirësisht u zgjuat, gjetët një kauzë tjetër për të bërë opozitë. Deri tani ishit të zënë me problemet brenda shtëpisë suaj. Ju nuk keni asnjë bazë kur të mbështetni akuzat tuaja” tha ajo.

Deputetja Ina Zhupa tha se historia nuk jepet me koncesion duke e kundërshtuar fort. “Sapo dëgjova një përrallë që nuk ka lidhje me realitetin, dhënien e Butrintit me koncesion për 10 vite një fondacioni privat.

Historia dhe identiteti jonë nuk mund të jepet me koncesion te një privat. Në marrëdhëniet ndërkombëtare ka interesa dhe ju duhet të mbroni interesat e popullit shqiptar. Ky akt e dorëzon trashëgiminë te privati” tha ajo.

Nga socialistët kishte kritika nga Pandeli Majko. “Në planin e menaxhimit që kanë bërë ndërkombëtarët, vendimi i Këshillit të Ministrave i 2002, ndërkaq ju si bazë legale të marrëveshjes keni marrë vendimin e KM të miratuar në 2022, dmth 2 muaj më parë.

E hapa këtë vendimin që zëvendëson 2002, se të paktën mua kështu mu duk, dhe aty ka vetëm një paragraf, ndërmjet të tjerave janë ndryshuar kufijtë e disa zonave…Tani plani i menaxhimit, koncepti i marrëveshjes, gjithçka është bërë mbi vendimin e 2002, ndërsa marrëveshja është bërë mbi bazën e një VK që ka kaluar para dy muajsh.

Tani nuk e kuptoj pse nuk është trajtuar baza legale me të cilën dhe ndërkombëtarët kanë bërë planin e mengaxhimit6, edhe negociata janë bërë mbi këtë bazë legale, dhe keni marrë si bazë legale një VK numër 59, ku ka vetëm një paragraf, ndryshohen kufijtë…

Çfarë ka ndodhur? Sepse në planin e menaxhimit ju diskutoni se do t’i jepni Fondit Shqiptaro-amerikan, që pa diskutim është ndër më seriozët në Shqipëri, sipërfaqja e konsideruar A3, A3 është ndërtuar mbi bazën e VK së 2002, duke krijuar edhe një VK tjetër, edhe në marrëveshje ju s’keni as A3, as B1…asgjë.

Vetëm keni bashkangjitur një hartë me koordinata, çfarë ka ndodhur? Do t’ju lutesha përgjigje”, tha Majko.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit