Kreu i grupit parlamentar i opozitës, Enkelejd Alibeaj i është kundërpërgjigjur kryeministri Edi Rama duke i thënë se ai është shëmbëlltyra moderne e kohës së komunizmit.
“Ke filluar të jetosh në kohën e Pjetrit, ne kemi bërë pjesën tonë, ti pse e ngjall sërish, nga ato tre nuk iu përgjigje njërës asaj të “non gratës”,” ka thënë ai teksa Rama po bërtiste nga ana tjetër se ai duhet të tregonte emrat për “non grata” e PS-së.
“Qetësohu, qetësohu, se ti q je por amerikan i madh , nuk e lexoke dot raportin e DASH, nuk ke ti guxim të lexosh për të parët e tu, se nuk ti përmenda me emra.
Plagët e diktaturës janë ende të gjallë, janë këtu prandaj ka ardhur koha që ti nxjerrim nga ky Kuvend. Po ke guximin hajde votojmë ligjin, po ti je monumenti më i lartë i komunizmit në këtë vend,” ka përfunduar ai.