Kreu i grupit parlamentar i PD-së Enkelejd Alibeaj, pas përfundimit të Kuvendit ka dhënë deklaratë për mediat për dështimin e raundit të dytë për zgjedhjen e Presidentit të ri.
Ai i është kundërpërgjigjur Ramës duke i thënë se Presidenti nuk ka nevojë të luajë tango.
“Detyrimi im është sot çfarë kemi bërë ne. Ne kemi marrë pjesë në këtë proces dhe kemi dhënë kontributin tonë. Një president të jetë mbi palët, mos të jetë një president as i njërit as i tjetrit. Nuk duhet të jetë presidenti i këtyre që luajnë tango.
Kemi përcaktuar ca rregulla të thjeshta. Presidentin nuk e duam ne si opozitë, ne propozojmë keta përzgjedhin. Kush do jetë president të marrë mbështetje të politikes dhe jo të njërës apo palës tjetër, as i PD-së as i PS-së.
Presidenti nuk ka nevojë të luajë tango”, tha Alibeaj.