Seanca e sotme në Kuvendin e Shqipërisë ishte e mbushur jo vetëm me akuza, por edhe ofendime dhe sharje mes deputetëve. Në debatin mes Sali Berishës dhe Elisa Spiropalit, ndërhyri Edi Paloka në momentin që drejtuesja e seancës Ermonela Felaj i kërkoi që të ulte tonet.
Debati në Kuvend
Edi Paloka: Ti ia hoqe fjalën atij (Berishës) dhe ia dhe kësaj (Elisa Spiropalit), po përse procedurë është kjo?
Ermonela Felaj: Çfarë ke që ulërin nga vendi, pse ulërin, dëgjohet deri në fund, çfarë ke?
Edi Paloka: Ik moj budallaqe andej, legene.
Ermonela Felaj: Boll u hakërreve, meritoni masë për fjalën që thatë në Kuvendin e Shqipërisë, nuk fyeni dot njeri në Kuvendin e Shqipërisë, nuk fyeni dot askënd.
Edi Paloka: Shko moj andej, ik moj budallaqe, më nxirrke ti mua jashtë.
Ermonela Felaj: Kërkoni ndjesë ose dil nga seanca.
Seanca vijoi normalisht.