Një 33-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në Itali pasi tregtonte lëndë narkotike.
Në momentin e arrestimit ai ka qenë duke shpërndarë dy qeska me nga dy gram kokainë dhe në banesë iu gjetën edhe 11 gramë kokainë, peshore dhe materiale për paketimin e lëndëve narkotike.
Në fillim 33-vjeçari shqiptari është mbajtur nën arrest shtëpie ndërkohë do të vazhdojë gjyqi në Prokurorinë Publike pranë Gjykatës së Larinos.
Nga ana tjetër, blerësi është proceduar penalisht në gjendje të lirë për mbajtje të lëndëve narkotike për përdorim personal.