Dyshimet për bombë pranë rektoratit të Universitetit të Prishtinës kanë alarmuar policinë, që ka rrethuar zonën. Një ngjarje e ngjashme ka ndodhur edhe javën e kaluar, por informacioni doli të jetë i rremë.
“Rreth orës 12:00 është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Rektoratin e Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë. Informacionet e para flasin se kanosja e dyshimtë ka ardhur përmes postës elektronike.
Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën“, thuhet në njoftimin e policisë.