Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte, ku një 29-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti rrugor në Santorini të Greqisë.
Motori me të cilin shqiptari po udhëtonte u përplas me një makinë, e për pasojë i riu ndërroi jetë nga plagët e marra.
Sipas informacioneve të cyclades24 , motoçiklisti shqiptar është përplasur kokë më kokë me një makinë, e drejtuar nga një 30-vjeçar.
Pavarësisht veprimeve të menjëhershme për transportimin e shqiptarit në spital, i riu nuk arriti të mbijetojë sepse kishte humbur shumë gjak.
Hetimet paraprake kryhen nga Nëndrejtoria e Policisë Thira.