Policia kufitare ka bllokuar dy makina BMW X6, njëra e zezë dhe tjetra e bardhë, të cilat po hynin në Kosovë nga Shqipëria. Pas hetimeve rezultoi se të dyja ishin vjedhur në Itali ën vitin 2010.
Policia Kufitare e Kosovës, në pikën e kalimit kufitar në Vermicë, e zbuloi rastin e parë më datë 22 maj, kur në hyrje ka kontrolluar veturën BMW X6, ngjyrë e zezë, me targa të Shqipërisë.
Po ashtu, më 24 maj 2022, në hyrje për në Kosovë, zyrtarët policor kufitar kanë kontrolluar makinën tjetër BMW X6, ngjyrë e bardhë, me targa të Shqipërisë dhe pas verifikimeve të nevojshme në bashkëpunim me autoritetet dhe FRONTEX-in, është konstatuar se edhe ky automjet ishte vjedhur në Itali në vitin 2010.
Lidhur me këtë çështje është njoftuar prokurori kompetent, me urdhër të të cilit ka nisur çështja për ”vjedhje dhe falsifikim të automjetit” dhe rastet adresohen tek njësia kompetente për hetime të mëtejme.