Të paktën 19 nxënës nga mosha 7 deri në 10-vjeç dhe dy të rritur janë vrarë, kur një 18-vjeçar shtiu me armë në një shkollë fillore në Teksas, kanë njoftuar autoritetet lokale të këtij shteti amerikan.
Në këtë sulm është vrarë edhe sulmuesi, që gjithashtu ishte nxënës i shkollës ku kreu sulmin, që pa ndihmën e dikujt tjetër filloi të qëllojë me armë nga njëra klasë në tjetër, transmeton Telegrafi.
Për këtë arsye, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, në nderim të viktimave, ka vendosur flamurin në gjysmështizë.
“Sot flamuri ynë në gjysmështizë për të nderuar viktimat e akteve të pakuptimta nga një person i armatosur në shkollën fillore Robb në Uvalde, Teksas”, thuhet në njoftim.