-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama injoron dhunën në Tiranë, poston videon e stadiumit: Ishte një kalbësirë

Kryesoret

Kryeministri Rama nuk ka thënë asnjë fjalë për dhunën e mbrëmjes së të martës në rrugët e Tiranës, pas përplasjes së tifozëve të Feyenoord e Romës me forcat e policisë.

Ai ka postuar një video në Facebook me pamje nga shndërrimi i stadiumit Qemal Stafa në Arenën Kombëtare, ndërsa bashkëngjitur shkruan se së shpejti do të bëhet edhe Teatri i Ri Kombëtar.

“MIRËMËNGJES dhe me shpresën se ka akoma nga ju që e kujtojnë kur ju thosha se do të bëjmë një nga stadiumet më të bukur të Europës, aty ku deri para pak vitesh kishte mbetur një kalbësirë urbane në zemër të kryeqytetit, duke ju siguruar se siç u bë stadiumi i finales së sotme europiane një krenari kombëtare në Europë, do të bëhet së shpejti edhe Teatri i Ri Kombëtar, ju uroj të gjithëve ta kaloni bukur këtë ditë të shënuar sportive për të tërë Europën këtu në Tiranë❤️😍🇦🇱”, shkruan Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit