Kryetari i grupit të PD-së, Enkelejd Alibeajt, Gazment Bardhi dhe Jorida Tabaku janë në të njëjtin mendim se duhet të largohen nga negociatat dhe dialogu me PS-në për cështjen e zgjedhjes së Presidentit të ri. E ndërsa raundi i tretë është të hënën, deputetët u shprehën sot se është e kotë të propozojnë një emër, pasi sipas tyre Edi Rama theu paktin që bënë pak ditë më parë që emri i dalë nga PD të merrte edhe firmat e socialistëve.
Diskutimi në grupin e PD-së
Enkelejd Alibeaj: Sugjeroj qe ska asnje arsye te marrim pjese. Ata thyen marrëveshjen.
Gazmend Bardhi: Që në nisje të procedurës për zgjedhjen e Presidentit ky grup ka thënë publikisht që Edi Rama e ka paracaktuar Presidentin. Opozita duhet të hynte në proces për ti rrëzuar maskën e fasadës sikur donte President konsensual.
Në respekt të zgjedhësve tanë ne nuk bojkotuam procesin, ofruam në mënyrë parimore rregullat e një procesi gjithëpërfshirës dhe konsensual, për ti ofruar shqiptarëve një President konsensual.
Shumica ra dakord publikisht për propozimin e procedurës së propozuar nga ne. Vetëm pas nisjes së procesit dhe propozimeve me emra konktet të grupit, Edi Rama u tërhoq nga marrëveshja.
Pas tërheqjes nga marrëveshja publike, unë mendoj që grupi ynë duhet ta konsiderojë të mbyllur këtë proces. Edi Rama prishi marrëveshjen me opozitën, sepse nuk don nje president për shqiptarët. Edi Rama u tërhoq nga marrëveshja, sepse e ka paracaktuar Presidentin.
Prandaj unë mendoj që grupi duhet të dal me një deklaratë ku të sqarojë këtë pozicion dhe ne nuk duhet të vazhdojmë më me këtë pasi maska e fasadës së Edi Ramës ka rënë.
Jorida Tabaku: Duhet ti japim fund pjesemarrjes tone ne procesin e zgjedhjes se Presidentit. Grupi diskutoi dhe mbajti nje qendrim dinjitoz. Ne u qendrojme parimeve. Rama tregoi qe edhe kete here nuk ju qendron marrëveshjeve.