Për t’i dhënë frymëmarrje Gjykatës së Lartë, qeveria miratoi sot një vendim për të hequr dorë nga 3800 rekurse që ka bërë administrata. Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja sqaroi dosjet dhe rekurset nga të cilat heq dorë qeveria. Aktualisht stoku i rekurseve në gjykatën e Lartë është mbi 35 mijë dosje.
“E gjithë administrata dhe shoqëritë me kapital shtetëror të heqin dorë nga rekurset në disa cështje me natyre civile dhe administrative. Gjithashtu udhëzojmë të heqin dorë edhe nga paditë e tjera nëse shteti e ka humbur në dy shkallët e tjera.
Paditë pa objekt, apo që nuk garantojnë sukses në gjykatën e lartë. Do të hiqet dorë edhe nga cështjet me natyre administrative. Kushti i vetëm ka të bëjë me vlerën e disponimit të gjykatës, që nuk duhet të jetë më pak se 40-fishi i pagës minimale.
Me këtë udhëzim, presim që gjykata e lartë të lehtësohet nga 3800 dosje, për 1000 të tjera po shikohet nëse ekziston mundësia. Pra nga 35 mijë dosje që janë sot në gjykatën e lartë dhe presin të gjykohen ne e lehtësojmë me 3800 cështje dhe 1000 janë në proces” tha Manja.