Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi theksoi sot se porosia e paketës së raketave anti-tank që Shqipëria bëri në SHBA në kompaninë e njohur “Lockheed Martin” ishte në plan përpara se të fillonte lufta në Ukrainë. Megjithatë, ai pranoi se pas luftës Shqipëria po lëviz për të modernizuar Forcat e Armatosura.
“Për hir të së të vërtetës ka qenë e planifikuar përpara se të fillonte agresioni rus, nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë, por agresioni rus në Ukrainë na ka vënën përpara një fakti, shtimi i buxhetit për modernizimin e FA-së, por në mos ky projekt, projekte të tjera kanë lidhje me këtë për të përmirësuar infrastrukturën tonë.
Kemi bërë të njohur bazën e Kuçovës. Shqipëria është e sigurt, është aleate në NATO, nuk kemi një kërcënim konkret, që duhet të përgjigjemi vetëm me mjetet tona dhe parimi i NATO-s mbron cdo pëllëmbë të hapësirës së NATO-s.
Nuk bëhet fjalë për rrezik të vendeve të NATO-s, por NATO për të shkurajuar përpjekjet nga lindja, ka forcuar krahun në kufi me Rusinë, është përqendrim forcash” tha ai.