-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pezullohen 2 prokurorët e SPAK, Gjykata shpall të pavlefshëm vendimin e KLP-së

Kryesoret

Gjykata Administrative ka pezulluar nga detyra dy prokurorët e SPAK, Elvin Gogaj dhe Alfred Shehu, duke shpallur të pavlefshëm vendimin e emërimit të tyre nga KLP.

Gjykata ka pranuar ankimin e prokurores Sonila Muhametaj, e cila ishte në garë me 2 të zgjedhurit nga KPL për në SPAK. Gjykata ka nënvizuar se vendimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë është i padrejtë. SPAK tashmë është më 2 anëtarë më pak, pra 15 nga 17 kishte.

Prokurorja Muhametaj kërkoi shpalljen nul të emërimit të Elvin Gokaj dhe Alfred Shehut, pasi sipas saj pikëzimi është dhënë pa meritë. “Lidhur me procedurën e emërimit janë shkelur procedura dhe vendimmarrjet e marra e KLP-së janë dhënë në konflikt  interesi. Gjithashtu ka pasur shkelje kushtetuese, në emërimin dhe mosmarrjen e pikëve të plota. Kërkoj rihapje të garës dhe një vendimmarrje nga ana e Këshillit të Lartë të Prokurorisë”.

Në seancën e kaluar. Ndërsa pala paditëse në këtë rast Këshilli i Lartë i Prokurorisë gjatë leximit të konkluzioneve përfundimtare përpara gjykatës u shpreh se nuk ka pasur konflikt  interesi, pasi dy anëtarët e KLP ishin pjesë e këshillit dhe jo të komisionit. Gjithashtu monitorimi është bërë edhe nga ndërkombëtarët.

Për këtë vendim ka reaguar edhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë duke bërë të ditur se do të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë. “Gjykata Administrative nuk mund të na zëvendësojë”, thuhet në reagimin e KLP.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit