Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelenksy, ka akuzuar Moskën për kryerjen e një gjenocidi në rajonin lindor të Donbasit .
Qyteti Sievierodonetsk është bombarduar vazhdimisht nga forcat ruse. Presidenti i Ukrainës tha se sulmi brutal i forcave ruse mund të bëjë që i gjithë rajoni të mbetet i pabanuar.
“Pushtimet ruse mund të bëjnë rajonin të pabanuar. Është e dukshme se Rusia po kryen gjenocid në Donbas.”, ka thënë ai, duke shtuar: “Ata duan të djegin Popasna, Bakhmut, Lyman, Lysychansk dhe Sievierodonetsk, po ashtu edhe Volnovakha, si Mariupol.”