-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Kushtrimi zgjoi demokratët, Basha u shiti, 44 mijë luftëtarë kundër Ramës

Kryesoret

Me 200 anëtarë të këshillit kombëtar të pranishëm, kryetari i këtij institucioni Edi Paloka hapi mbledhjen për zgjedhjen e Kryesisë së re. Më pas fjalën e mori Sali Berisha, që javën e kaluar u zgjodh në krye të PD-së. Ish-kryeministri tha se kjo është opozita e vërtetë dhe sulmoi sërish Lulzim Bashën, kur tha se bëri pazare me Edi Ramën duke lënë demokratët në rrugë.

Ne mblidhemi sot në këtë takim, në këtë mbledhje shumë të rëndësishme për zgjedhur forumin drejtues të PD-së, për 4 vitet që vijnë për të zgjedhur kryesinë e kësaj partie. Ky përbën një moment tepër të veçantë dhe shënon përfundimin me sukses të një procesi. Ne ia dolëm të jemi opozitë e vërtetë dhe më të vendosur se kurrë në misionin tonë.

Sapo u dha kushtrimi, u dha apeli, u bë thirrja, anëtarët e PD-së u ngritën në këmbë për të shpëtuar forcën e tyre politike. Ne nuk duhet ta harrojmë këtë mësim për dy arsye; së pari, PD kaloi nga disfata në disfatë, nga humbja në humbje për shkak të udhëheqjes së saj problematike, dështake dhe pazareve të udhëheqjes së saj dhe jo të anëtarëve, që iu përgjigjën cdo thirrje në 8 vite.

44 mijë luftëtarë të lirisë morën pjesë në aktet madhore të lirisë. Regan e ka të pavdekshme thënien e tij, se problemi është qeveria, udhëheqja dhe nuk e kam fjalën për atë që kaloi, por për ne që jemi këtu, nuk duhet të harrojmë këtë qenie të këtij gjeniu, të konservatorëve mbi tokë.

Dy janë problemet e opozitës; pazaret për interesa personale dhe shembulli më tragjik jemi ne, PD në shkuara. Këtë mësim nuk duhet ta harrojmë. Sëmundja e dytë është protagonizmi” tha ai.

Nga 47 kandidatë për kryesinë e re do të zgjidhen 20 dhe 7 do të futen automatikisht për shkak të pozicioneve që kanë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit