Ish-kryeministri Sali Berisha tha sot në mbledhjen e këshillit kombëtar të PD-së, se regjimi ka para të pafundme dhe të vret, por u dha zemër demokratëve kur u shpreh se “pushteti është kalbur”. “Ushtria e luftëtarëve të lirisë” tha ai, referuar demokratëve, është gati për t’u përballur me qeverinë.
“Cfarë pret kjo ushtri e lirisë; betejë, drejtim për interesin kombëtar. Pse e rithemeluan anëtarët tanë PD-në? Sepse konstatuan se shqiptarët po vidhen. Pas cdo vendimi qëndron një vjedhje, pas cdo akti qëndron një plaçkitje dhe ata zhyten në mjerim. Të ngrihemi dhe t’i shkurtojmë ditët kësaj qeverie.
Regjimi ka para të pafundme krimi dhe se vret në komisariate dhe në rrugë. Kjo është e vërtetë, por ka një vërtetë më të madhe, se ky regjim është kalbësirë, kalbësirë, kalbësirë. Ky 2 metrosh thotë nuk ulem për të futur dorën në xhepa, por ky vjedh në cdo vendim” tha ai.
“Ministrave të tij u ka dhënë statusin e investitorëve strategjikë” tha më tej Berisha për Edi Ramën.
E ndërsa e akuzoi për lidhjen me Presidentin serb për ta kthyer Tiranën në një Beograd të vogël, ish-kryeministri deklaroi se “Destinacioni ynë nuk është as Beogradi dhe as Stambolli, por Brukseli”.
Në fund, në mënyrë indirekte, kryetari i PD-së, kishte një mesazh indirekt edhe për ambasadoren amerikane Yuri Kim. “Vjedhin natën dhe ditën thërrasin “Rroftë Amerika”. Ky është qëndrimi më anti-amerikan që mund të mbahet.
Amerika është vendi i lirisë. Ajo rrezaton si avokate e lirisë mbi tokë dhe kurrë si mbështetje e plaçkitësve, grabitësve, organizatave kriminale që qeverisin në vende të tjera.
Nuk duhet të kemi asnjë kompleks, Shqipërinë e bëjnë shqiptarët” përfundoi ai.