-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trump: Amerika të financojë shkolla të sigurta njëherë, pastaj Ukrainën

Kryesoret

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump ka bërë thirrje, se vendi i tij përpara se të financojë Ukrainën duhet të ketë prioritet dhënien e fondeve për sigurinë e shkollave.

“Nëse SHBA-të mund të dërgojnë miliarda dollarë në Ukrainë, atëherë duhet të jemi të aftë të bëjmë gjithçka të nevojshme për të mbrojtur fëmijët në shtëpinë tonë”, deklaroi Trump gjatë një konference pro mbajtjes së armëve.

Takimi u mbajt në Houston nga Federata Kombëtare e Armëve (grupimi më i madh i personave që zotërojnë armë në SHBA).

Për shkak të sulmit gjakatar në Texas, debati për mbajtjen e armëve është rikthyer më i nxehtë se kurrë në SHBA. Por, sipas Trumpit, nuk është aty pjesa ku çalon sistemi.

“Kemi shpenzuar triliona dollarë në Irak dhe Afganistan dhe s’kemi marrë asgjë mbrapsht”, theksoi ai, teksa brohoritej nga të pranishmit. “Përpara se të shtet-ndërtojmë pjesën tjetër të botës, duhet të ndërtojmë shkolla të sigurta për fëmijët tanë, në vendin tonë”.

Këto thumbime të Trumpit i referohen edhe paketës së fundit të administratës amerikane, e cila u miratua në mënyrë bipartizane dhe dha dritën jeshile për alokimin e 40 miliardë dollarëve ndihmë për Ukrainën e shkatërruar nga sulmi rus.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit